Në spitalin e improvizuar menjëherë afër klinikës infektive ende nuk ka të shtruar pacientë me Kovid 19. Tendat janë vendosur dhe është projektuar të shtrohen 68 persona. Drejtoresha e Klinikës infektive Milena Stevanoviq sqaron se “spitali polak” i plotëson kushtet për kurim të prekurve, gjithsesi, nëse krejtësisht plotësohet kapaciteti në repartin e infektologjisë ku tani janë të shtruar 60 pacientë.
Spitali i improvizuar është i pajisur me ujë të ngrohtë, rrymë, gypa përçues dhe furnizues, si për personelin ashtu edhe për pacientët, përfshirë edhe ngrohjen dhe ftohjen, por edhe ajo që është më e rëndësishme, pastrim i plotë i ajrit që është në tenda. Pra ka sistem të plotë për pastrimin e ajrit në tenda- deklaroi Milena Strvanoviq, drejtoreshë e klinikës infektive.
Në hapësirën ku është vendosur spitali i improvizuar ende po punohet. Do të vendosen objekte montuese për shtretër të ri.
Unë sinqerisht shpresoj se nuk do kemi nevojë ta aktivizojmë këtë spital dhe 70 shtretërit plotësues që do ndërtohen në mënyrë plotësuese pikërisht në këtë pjesë të klinikës, që do duhet të përfundojnë deri më 1 maj- shtoi Milena Stevanoviq, drejtoreshë e Klinikës infektive.
Në spitalin “8 shtatori” për momentin janë të shtrirë 98 pacientë me Kovid 19. Shtatë janë në respiratorë, për 27 priten rezultate pasi u janë marrë mostra, ndërsa 18 janë pozitiv. 53 pacientë janë negativ në testim, por kanë simptoma të pneumonisë. Drejtori i spitalit Hristijan Kostov për Alsat tha se kapacitetet nuk janë plotësuar të gjitha dhe nëse ka nevojë, ende kanë hapësirë të pranojnë pacientë të ri./Alsat/