Albania
Spitalit të Shkodrës dhe Lezhës i dhurohen nga “Rotary International” një ambulance dhe pajisje mjekësore për okulistikë
Shqipëria dhe Kosova, tashmë do të jenë një trup i vetëm në Rotary International, duke realizuar një qëllim të hershëm, shërbimin në komunitetet e dy vendeve dy vendeve, si në arsim, shëndetësi, mjedis, etj.
E tashmë projektet kanë filluar dhe pritet zbatimi i tyre që më datë 1 korrik të vitit 2024. Përfitueset nga ky projekt do të jenë Shkodra, Lezha dhe Prishtina. Konkretisht në Shkodër do të dhurohet një autoambulancë e cila ka të gjitha pajisjet e nevojshme për ti shërbyer komunitetit në zonat më të thella të qarkut. Ndërsa në Lezhë do të dhurohen pajisje moderne për pavijonin e okulistikës.
Të trreja këto projekte arrijnë vlerë e 120 mijë eurove por asgjë nuk do të ndalet këtu. Butrint Batalli, Guvernator i Distriktit Shqipëri-Kosovë, thotë se pritet të nisin dhe 8 projekte të reja që kalojnë vlerën e 1 milion eurove dhe që përfituese do të jetë edhe Shqipëria.
“Rotary është organizata më madhe shërbyese në botë që dëshirojnë ti kthejnë mbrapa komunitetit atë që ka bërë komuniteti për ta. Kemi përfaqësues nga e gjithë bota. Po fillojmë me tre projekte të reja. Dy në fushën e shëndetësisë. Kemi dy projekte në Shkodër dhe Lezhë me vlerë 110 mijë eurosh. Pajisje mjekësore dhe një autoambulancë. Për Shkodër kemi një autoambulancë, me pajisje të sofistikuara që do shkoje në zona të largëta të Shkodrës që nuk kanë mundësi të shkojnë direkt në spitale. Spitali i Lezhës do pajiset me pajisje të sofistikuara. I kemi projekte të miratuara. Jan 8 projekte të tjera që priten të implementohen dhe vlerën e kapin mbi 1 milion euro për Shqipërinë dhe Kosovën”, tha Butrint Batalli, Gurvenator i Distriktit Shqipëri-Kosovë.
Për të prezantuar këto projekte, për tre ditë me radhë u organizua në Tiranë, konferenca e parë e Distriktit të ri 2485 (Shqipëri-Kosovë) të Rotary International (Shoqata me e madhe në botë) me një pjesëmarrje masive prej mbi 300 anëtarësh në Shqipëri dhe Kosovë, përfaqësues të institucioneve publike në vend, anëtarë të bordit të drejtorëve udhëheqës të Rotary International, si dhe Sekretari Gjeneral dhe CEO i Rotary International, gjithashtu edhe liderët e Rotary International nga zona dhe distrikte nga mbarë bota.
Albania
Veliaj dhe Meta urojnë Vitin e Ri 2026 nga qelia, me mesazhe shprese dhe bashkimi
Dy figura të politikës shqiptare, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kanë përcjellë urimet e tyre për Vitin e Ri 2026, edhe pse ndodhen në paraburgim.
Erion Veliaj iu drejtua qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë me një mesazh të gjatë e emocional, ku uroi shëndet, lumturi, arritje dhe shpresë për vitin e ri. Në fjalën e tij, ai vuri theks të veçantë te solidariteti dhe mbështetja për shtresat më në nevojë të shoqërisë.
“Një urim zemre për të pamundurit, për të sëmurët, për ata që ndihen të braktisur, për familjet në vështirësi, për emigrantët që punojnë me djersë larg shtëpisë – ju uroj forcë dhe ngrohtësi këtë vit të ri.”, shkruan Veliaj.

Ndërkohë, edhe ish-presidenti Ilir Meta përcolli një mesazh urimi për qytetarët shqiptarë, duke u dëshiruar shëndet, paqe, gëzim dhe mbarësi. Meta e përshkroi vitin 2026 si “vitin e bashkimit, të guximit qytetar dhe të ringjalljes së shpresës”, duke nënvizuar nevojën për përballje të vendosur me sfidat dhe angazhim për një Shqipëri më të drejtë, më sociale dhe më njerëzore. Ai theksoi rëndësinë e barazisë para ligjit, respektimit të lirive dhe dinjitetit njerëzor, si dhe krijimit të mundësive që çdo qytetar të jetojë me siguri dhe mirëqenie në vendin e tij.

Albania
Bebet e para të 2026! Dy vajza lindin në maternitetet e Tiranës
Dy vajza janë bebet e para të lindura në Shqipëri në vitin 2026. Njëra erdhi në jetë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ndërsa tjetra në maternitetin “Koço Gliozheni”.
Albania
Kisha Ortodokse nesër shërbesë për Vitin e Ri, përkon me 70-vjetorin e kryepeshkopit Joan
Të enjten më 1 janar 2026 në kishat ortodokse të Shqipërisë do zhvillohet Liturgjia e Shenjtë për kremtimin e Shën Vasilit. 1 janari përkon edhe me fillimin e vitit të ri kalendarik, teksa do të zhvillohet edhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri, një lutje specifike e kishës ortodokse.
Në Tiranë, ceremonia do zhvillohet në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” dhe do fillojë në orën 08:00 të mëngjesit.
Gjithashtu, 1 janari përkon edhe me ditëlindjen e 70-të të Kryepeshkopit Joan, me Kryebariun e kishës që do drejtojë Shërbesën e Shenjtë në Tiranë. Pas Liturgjisë Hyjnore do ketë dhe pritje te Qendra Sinodike.
“Të dashur besimtarë, ju njoftojmë që ditën e enjte më 1 JANAR 2026, ora 8:00, do të zhvillohet Liturgji Hyjnore në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit në Tiranë. Këtë ditë kremtojmë Rrethprerjen në mish të Zotit tonë Jisu Krisht, Shën Vasilin e Madh dhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri”, njofton Kisha Ortodokse.
-
Albania17 hours ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK3 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania3 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania5 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK5 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports3 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK2 days agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
-
Albania3 days agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
