Spiunia serbe dhe lidhjet e saj sipas ekspertit të sigurisë në Kroaci

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Analisti ushtarak Ivica Mandiq gjatë një interviste dhënë për vecernji.hr, se vajza me shtetësi serbe nga Mitrovica e Veriut e dyshuar për spiunim, kishte lidhje të drejtpërdrejtë me zyrën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, por edhe me zyrën e kryeministrit të Kosovës.

Sipas tij pyetja është nëse agjentja ishte e bindur në një operacion të tillë, sepse ka informacione se ajo ka punuar edhe për një shërbim tjetër të një anëtari të madh të NATO-s, transmeton Telegrafi.

Një çështje është duke u zhvilluar në Split në të cilën një pilot ushtarak i Forcave Ajrore Kroate është nën hetim nën dyshimin për spiunazh.

Ai po ndiqet penalisht nën dyshimin për rrjedhje informacioni konfidencial partneres së tij serbe, dhe Gjykata e Qarkut po vendos nëse ai do të përfundojë në paraburgim.

Ministria kroate e Mbrojtjes konfirmoi arrestimin e tij nën dyshimin për spiunazh për Dnevnik të Nova TV. Ai dyshohet se i ka kaluar informacione të ndjeshme një vajze serbe nga Mitrovica i Veriut, e cila më pas i ka kaluar tutje.

“Informacione të tilla mund të rrezikojnë ndjeshëm sigurinë kombëtare, kjo rregullohet nga ligji për sekretin e të dhënave, niveli më i lartë është sekret i lartë dhe mund të shkaktojë dëme të pariparueshme për sigurinë kombëtare. Se çfarë është rasti këtu, do ta përcaktojë sistemi kroat i sigurisë”, tha Tonqi Prodan, një ish-punonjës i shërbimeve të sigurisë.

Sipas informacioneve fillestare, ky është një pilot i cili ishte i angazhuar në misionin në Kosovë. Policia civile dhe ushtarake janë të përfshira në hetim, dhe gjithçka mbikëqyret nga DORH, e cila thotë se detajet janë plotësisht sekrete.

Piloti dhe e dashura e tij ishin arrestuar më parë – ai ishte liruar më pas, dhe ajo u vendos në një qendër për të huaj me një urdhër dëbimi.

Megjithatë, pasi analizuan telefonat e tyre celularë, hetuesit gjetën komunikim kompromentues, prandaj të dy u arrestuan përsëri.

“Incidente të tilla ndodhin gjatë gjithë kohës në botë, por nuk duhet të përfundojnë kështu – profesioni i inteligjencës di si ta trajtojë këtë lloj situate në disa mënyra”, shtoi Prodan.

Anëtarët e komisionit parlamentar për sigurinë kombëtare paralajmërojnë se ky është një rast shumë serioz dhe theksojnë se do të diskutohet në seancën e komisionit.

“Sepse në kohë si këto, ne të gjithë kemi një qëllim, të gjitha partitë, pavarësisht dallimeve në politikë. Ne të gjithë kemi një qëllim, sigurinë e të gjithë qytetarëve tanë dhe vendit tonë, të të gjitha misioneve tona në vendet ku marrim pjesë në misione”, tha Sandra Benqiq.

Share This Article