Sport Mediaset: Ikën Brozoviç e vjen Frattesi, por titullar te Interi do luajë Asllani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

E ardhmja e Marcelo Brozoviç duket të jetë shumë larg Milanos. Mesfushori kroat me gjasë do të përfundojë te Al Nassr për 25 milionë euro, duke çliruar zikaltërit edhe nga paga e tij e majme, prej rreth 13 milionë euro në sezon.

Financiarisht largimi i Brozos, i cili ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2026, është oksigjen për arkën e kompanisë.

Marotta e ka gati zëvendësuesin e tij. Davide Frattesi do të zbarkojë në  Milano menjëherë, por sipas Sport Mediaset trashëgimtari i Brozoviç në mesfushën zikaltër nuk do të jetë italiani i talentuar i Sasuolos.

Vendi i Brozos do të mbulohet para së gjithash nga Calhanoglu, por klubi e di se ka vënë bast një vit më parë për dirigjentin e tyre të ardhshëm, dhe ai është ylli i kombëtares kuqezi, Kristjan Asllani.

Inzaghi e ka trajtuar Asllanin me shumë kujdes gjatë vitit të fundit, por asnjëherë nuk ka pasur dyshime për cilësitë e lojtarit.

Share This Article