Sportisti humb jetën, gruaja e tij ngel shtatzënë 15 muaj pas vdekjes së tij, metoda që përdori

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Partnerja e snowboarderit olimpik australian Alex “Chumpy” Pullin, llidy Pullin, ka sjellë në jetë vajzën e tyre 15 muaj pas vdekjes së tij vitin e kaluar.

Pullin, një kampion bote dy herë në snowboard vdiq teksa po peshkonte me shtizë në vendlindjen e tij Australi në korrik 2020. Snowboardisti, 32 vjeç, ishte mbajtësi i flamurit australian në Lojërat Olimpike Dimërore 2014 në Soçi, Rusi dhe konkurroi në tre Olimpiada gjithsej.

Ai njihej si një zhytës me përvojë dhe më parë kishte postuar në rrjetet sociale për pasionin e tij për peshkimin me shtizë.

Pullin njoftoi se ishte shtatzënë në qershor, duke shkruar në Instagram se ajo dhe partneri i saj i ndjerë kishin “ëndërruar prej vitesh” për të pasur një fëmijë. E veja iu nënshtrua trajtimit IVF duke përdorur spermën e marrë nga ai pasi vdiq.

“Babai yt dhe unë kemi ëndërruar për ty prej vitesh vogëlushe. Jam e lumtur që po të mirëpres në këtë botë”, shkruajti ajo.

Share This Article