Springsteen: Do të iki në Australi nëse Trumpi fiton mandatin e dytë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Muzikanti amerikan, Bruce Springsteen, ka thënë se nëse presidenti Donald Trump fiton edhe një mandat “do të ikë” në Australi.

Ylli i “Born to Run” ka thënë për “Daily Telegraph” të Australisë se nuk pret që Trumpi të fitojë në zgjedhjet e 3 nëntorit, përballë Joe Bidenit.

Por, ai ka thënë se nëse Trumpi mbetet në Shtëpinë e Bardhë, vetë do të ikë nga SHBA-ja.

“Nëse rizgjidhet Trumpi – gjë që s’do të ndodhë, pasi tash po parashikoj se do të humbë – nëse për rastësi ai fiton, do të më shihni në aeroplan”, ka thënë ai.

Qëndrimi i tij i tashëm dallon nga 2018-a kur thoshte se “Demokratët s’kanë një kandidat të duhur për president”.

Muzikanti 71-vjeçar ka qenë kritik i rregullt i Trumpit. Në qershor, e kishte konsideruar si të dështuar përballjen e SHBA-së me koronavirusin.

Edhe yje të tjera janë shprehur se do të ikin nga SHBA-ja nëse Trumpi fiton mandatin e dytë. Javën e shkuar, Tommy Lee u shpreh se në rast se Trumpi fiton, ai do të ikën drejt Britanisë së Madhe.

Miley Cyrus, Samuel Jackson, Lena Dunham ishin ankuar në zgjedhjet e 2016-s se nëse Trumpi fiton do të iknin nga shteti.

Share This Article