Stacioni i parë ndërkombëtar oqeanik, baza ujore në 200 metra thellësi do të ndërtohet në Uells

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Së shpejti do të ndërtohet Stacioni i parë Ndërkombëtar Oqeanik.

Shkencëtarët, kanë zbuluar planet për të ndërtuar një bazë 200 metra nën sipërfaqe të ujit në brigjet e Uellsit,  ku studiuesit mund të jetojnë deri në 28 ditë

Siç bëhet me dije nga ekspertët Baza ujore do të quhet Sentinel e që pritet të jetë gati në vitin 2027.

Baza do t’u sigurojë shkencëtarëve qasje të gjerë në ‘zonën epipelagjike’, ku mendohet se gjendet 90 për qind e jetës detare.

Zona epipelagjike shpesh quhet zona e dritës së diellit dhe shtrihet nga sipërfaqja deri në 200 metra.

Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike në Uashington shpjegoi se: “është zona ku ekziston pjesa më e madhe e dritës së dukshme”.

Imazhet e dizajnit zbulojnë se si baza do të ketë një ‘sallë të madhe’ qendrore, me laboratorë. Shkencëtarët do të jetojnë në dhoma gjumi me një krevat të vetëm me ruajtje të integruar në kornizë, dhe një tavolinë të vogël anësore, ndërsa banjat e tyre kanë një dush mjaft të gjerë, së bashku me një tualet dhe lavaman.

Kjo thellësi është vendimtare për të njohur më shumë botën e ujit, përtej rrezeve të diellit, dhe aty ku jeton pjesa më e madhe e faunës detare.

Kjo bazë është projektuar të jetë modulare dhe e zgjerueshme.

Çdo element do të mund të lidhet me të tjerë, duke mbajtur autonominë dhe duke bërë të mundur transportin, akomodimin e ekipeve shkencore, zyrat, laboratoret etj.

Share This Article