Stadiumi i Napolit “San Paolo” zyrtarisht është riemëruar “Diego Armando Maradona Stadium”, ka marrë vendim këshilli i qytetit të premten, raporton Reuters.
Maradona, që vdiq ditë më parë, kishte udhëhequr Napolin drejt dy titujve të Serie A dhe në triumfin e UEFA Cup.
Ai vdiq nga një sulm në zemër në shtëpinë e tij në Buenos Aires, në më pak se një muaj pas ditëlindjes së tij të 60-të.
Këshilli i qytetit aprovoi rezolutën e kryetarit të Napolit, Luigi de Magistris, që stadiumi “San Paolo” të marrë emrin e Maradonës, i cili për shtatë vite te klubi italian kishte shënuar 115 gola.
“Kam qenë në bisedime me autoritetet lokale që 17 vite. Gjithmonë kam kërkuar që ta blija stadiumin dhe ta riemëroja ‘Diego Armando Maradona’”, është shprehur presidenti i klubit të Napolit, Aurelio de Laurentiis, për Sky Sport Italia.
Maradona ishte transferuar te Napoli në vitin 1984 për ta ndihmuar ekipin që të lë prapa gjigantët si Juventus, Milan e Inter.