Stafi i Biden flet me siguri: Do të jetë presidenti i ardhshëm

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në SHBA është ende e vështirë për të projektuar një fitues nga zgjedhjet presidenciale. Votat ende po numërohen në Alaskë, Arizonë, Karolinën e Veriut, Nevada, Uiskonsin, Miçigan, Mejn, Xhorxhia dhe Pensilvani.

Ndërkohë stafi i Biden është shprehur i sigurt që Biden do të fitojë zgjedhjet dhe do të jetë presidenti i ardhshëm i SHBA-së.

“Ne kemi besim se Joe Biden do të jetë presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara”- tha Jen O’Malley Dillon, menaxheri i fushatës së ish nënkryetarit të Barak Obamës.

Ndërsa pak më parë me një mesazh në Twitter ka shkruar se nuk do të gjejë paqe derisa të numërohet cdo voto. “Ne nuk do të kemi paqe derisa të numërohet çdo votë”- shkroi Joe Biden në Twitter pak para konferencës.

Share This Article