Stambolli goditet nga një stuhi e madhe, pezullohet transporti

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qyteti më i madh i Turqisë, Stambolli, u godit nga një stuhi e madhe, me pemë dhe çati të rrëzuara si edhe me pezullim të transportit.

Stuhia filloi me reshje të dobëta shiu në disa rajone të Stambollit duke përfshirë Sultangazi, Gaziosmanpasha, Bakirkoi, Baçılar, Bejolu, Kaıthane, Bajrampasha dhe Esenler.

Era e fortë rrëzoi edhe pemë, ndërkohë u angazhuan autoritetet për normalizimin e situatës.

“Disa shërbime të trageteve në qytet janë anuluar për shkak të erës së fortë”, theksuan operatorët lokalë.

Kompania e Autobusëve të Stambollit (IDO) tha se anuloi disa shërbime, duke përfshirë linjat midis provincave të Stambollit dhe Bursës.

Share This Article