Stambolli goditet nga një tërmet 5.8 ballësh

albnews
By
1 Min Read

Stambolli goditet nga një tërmet 5.8 ballësh, njofton Drejtoria për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD).

Një tërmet me magnitutë 5.8 është regjistruar mesditën e sotme në afërsi të Stambollit në Turqi. Epiqendra e tërmetit ka qenë në detin Marmara, me thëllësi 2 km dhe 66 km në perëndim të Stambollit.

Lëkundjet janë ndjerë të forta në disa qytete dhe kjo ka shkaktuar panik te banorët. Shumë njerëz u dyndën menjëherë në rrugë dhe sheshe nga frika e shembjeve të godinave.

Deri tani nuk raportohet për ndonjë të vdekur apo lënduar.

Share This Article