Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, premtoi mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për negociata të mëtejshme dhe punë drejt një paqeje të qëndrueshme për izraelitët dhe palestinezët.
Ai thotë se pranimi i të paktën disa pjesëve të planit të paqes nga Hamasi paraqet një mundësi për t’i dhënë fund luftimeve, për të sjellë pengjet në shtëpi dhe për ndihmën humanitare “që të arrijë tek ata që kanë kaq shumë nevojë për të”.
“U bëjmë thirrje të gjitha palëve që ta zbatojnë marrëveshjen pa vonesë.”