Starmer gati të shpallë njohjen e Palestinës këtë javë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nën presionin e Partisë së tij Laburiste, Kryeministri Britanik Keir Starmer po përgatitet të shpallë planin e tij për njohjen e Shtetit të Palestinës këtë javë, sipas Daily Telegraph.

Sipas gazetës, njohja do të kushtëzohet nga një armëpushim dhe potencialisht nga kthimi i pengjeve që mbahen ende nga grupi palestinez.

Ende nuk është e qartë nëse njoftimi do të bëhet në një fjalim apo në një konferencë për shtyp. Britania thuhet se po shqyrton njohjen e shtetit palestinez “më aktivisht”, edhe sipas dy burimeve qeveritare të New York Times, pikërisht kur kabineti – i thirrur nga pushimet nga Kryeministri Keir Starmer – do takohet sot për të diskutuar situatën në Gaza.

Ditët e fundit, pas njoftimit të Presidentit Francez Emmanuel Macron, kryeministri kishte minimizuar mundësinë e ndjekjes së Parisit, duke deklaruar se njohja duhet të jetë pjesë e “një plani më të gjerë që çon në një zgjidhje me dy shtete dhe siguri të qëndrueshme për palestinezët dhe izraelitët”.

Share This Article