Starmer mundohet ta rikthejë kontrollin mbi laburistët pas dorëheqjes së McSweeneyt

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Sir Keir Starmer MP, The Prime Minister (Holborn and St Pancras, Labour)

Kryeministri britanik, Keir Starmer, po përpiqet të rikthejë kontrollin mbi Partinë Laburiste pas pranimit të dorëheqjes së këshilltarit më të afërt, Morgan McSweeney, në kulmin e zemërimit për emërimin e Peter Mandelsonit si ambasador në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka raportuar të hënën (09.02.2026) gazeta “Guardian”.

Pas disa ditësh me presion për shkak të skandalit, largimin i tij nga posti i shefit të stafit – duke marrë “përgjegjësi të plotë” për këshillat e tij që Mandelsonin ta emëronte ambasador në Uashington pavarësisht lidhjeve të tij të vazhdueshme me Jeffrey Epsteinin – McSweeney e ka pranuar se vendimi kishte minuar besimin në mesin e laburistëve dhe në vetë politikën.

Aleatët e Starmerit shpresojnë se largimi i njërit prej këshilltarëve më të fuqishëm dhe më vendimtarë laburistë në historinë e re politike do të ndihmojë që të ulen gjakrat në mesin e deputetëve laburistë lidhur me lidershipin e tyre – dhe që të vazhdojnë t’i mbajnë larg tyre sfiduesit e mundshëm. Por largimi i njeriut që dikur mendohej arkitekti i ngritjes së Starmerit në pushtet është një goditje e madhe. Tani fokusi është kthyer edhe njëherë te vendimi që kishte marrë kryeministri për emërimin e Mandelsonit.

Burime të larta në mesin e laburistëve kanë thënë se largimi i McSweeneyt e ka ekspozuar rrezikshëm kryeministrin në kohën kur po shkohet drejt një serie sfidash elektorale dhe politike që do të mund të përcaktonin fatin e tij politik.

Një burim i afërt me Downing Streetin ka thënë: “Keir porsa ka mbetur pa murin e tij të zjarrtë, për Mandelsonin dhe një numër çështjesh të tjera”

Një deputet ka thënë se dorëheqja e fundit i jep pak kohë kryeministrit, porse vazhdon të jetë i sfiduar, duke shprehur bindjen se është çështje kohës largimi i Starmerit.

Figura të larta qeveritare kanë thënë se presioni do të rritet ndaj Starmerit me publikimin e pritshëm të qindra e mija dokumenteve, përfshirë mesazhet private në WhatsApp dhe letrat elektronike ndërmjet Mandelsonit, zyrtarëve të Numrit 10 dhe ministrave gjatë kohës sa ishte ambasador në SHBA.

Share This Article