Starmer: Ne do të ndërtojmë shoqëri më të mirë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Drejtuesi i Laburistëve, Sir Keir Starmer premtoi se partia e tij “do të ketë guximin ta mbështesë qeverinë kur duhet, dhe guximin për ta sfiduar qeverinë aty ku gabon”.

“Ajo që na duhej nga kryeministri mbrëmë ishte qartësia dhe siguria,” tha ai duke shtuar se “shumë prej nesh kanë pyetje që duhet t’u përgjigjen”.

“Ne kishim nevojë të dëgjonim se askush nuk do të kërkohej të shkonte në punë ose t’i dërgonte fëmijët e tyre në shkollë pa qenë të sigurt për ta bërë këtë.

“Do të vazhdoj të kërkoj përgjigje për këto pyetje sepse kështu kemi marrë vendime më të mira dhe rezultate më të mira. Dhe kur të mbarojë kjo dhe do të vijë ajo ditë, unë jam i vendosur që do të ndërtojmë një shoqëri më të mire”.

“Ne nuk mund të kthehemi në një shoqëri ku duartrokitemi një herë në javë, por ku gjysma e punonjësve tanë të kujdesit paguhen më pak se paga e vërtetë e jetesës.” (BBC)

Share This Article