Starmer: Pranimi i planit nga Hamasi, hap i rëndësishëm përpara! Palët të zbatojnë marrëveshjen pa vonesa

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri britanik, Keir Starmer ka mirëpritur vendimin e Hamasit për të pranuar planin e propozuar nga SHBA për t’i dhënë fund luftës në Gaza. Në një deklaratë zyrtare, ai tha thotë se Britania e Madhe mbështet përpjekjet e presidentit të SHBA, Donald Trump, i cili po afron gjithmonë e më shumë drejt paqes.

“Pranimi nga Hamas i planit amerikan të paqes është një hap i rëndësishëm përpara.

Ne mbështesim fuqimisht përpjekjet e Presidentit Trump, të cilat na kanë afruar më shumë se kurrë më parë drejt paqes.

Tani ekziston një mundësi për t’i dhënë fund luftimeve, për kthimin e pengjeve në shtëpi dhe për t’i çuar ndihmat humanitare atyre që kanë aq shumë nevojë për to.

Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të zbatojnë marrëveshjen pa vonesë.

Mbretëria e Bashkuar, së bashku me partnerët tanë, është gati të mbështesë negociata të mëtejshme dhe të punojë drejt një paqeje të qëndrueshme si për izraelitët ashtu edhe për palestinezët.”

Share This Article