Starmer thotë se Britania nuk zgjedh mes SHBA-së dhe BE-së

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbretëria e Bashkuar “nuk po zgjedh ndërmjet SHBA-së dhe BE-së” – ka deklaruar kryeministri Keir Starmer pasi presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi Bashkimin Europian me tarifa tregtare – raporton BBC.

Gjatë fundjavës Trump njoftoi vendosjen e tarifës prej 25% për Kanadanë dhe Meksikën – e cila për të dy vendet është shtyrë për një muaj – dhe deklaroi se do të ndërmerrte veprime të ngjashme kundër BE-së, por sugjeroi se një Marrëveshje mund të “përpunohej” me Mbretërinë e Bashkuar.

I pyetur nëse do të ishte i gatshëm të ulte përpjekjet për krijimin e lidhjeve më të ngushta me BE-në në këmbim të lënies anash të raporteve me SHBA-në, Sir Keir Starmer ka deklaruar se të dyja marrëdhëniet janë të rëndësishme për Mbretërinë e Bashkuar.

“Tani, kjo për mua nuk është diçka e re, mendoj se kështu ka qenë gjithmonë dhe do të jetë kështu edhe për shumë e shumë vite në vazhdim.” – ka shtuar ai.

Kryeministri ka theksuar në një Konferencë shtypi në Bruksel se ishin “herët” kur bëhej fjalë për bisedimet me SHBA-në për tarifat dhe se ai mbështet “marrëdhëniet e hapura dhe të forta tregtare”.

Starmer qëndroi në Belgjikë që të takonte sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte dhe që të merrte pjesë në bisedimet me liderët e BE-së – Kryeministri i parë që e bën këtë që nga Brexit-i.

I pyetur në lidhje me tensionet midis SHBA-së dhe BE-së, Rutte ka deklaruar se ka “gjithmonë çështje midis aleatëve”, por kjo “nuk do të pengojë vendosmërinë tonë kolektive për të mbajtur të fortë deterencën tonë”.

Në lidhje me Ukrainën, NATO-ja ka thënë – aleanca ushtarake e vendeve perëndimore – duhej “jo vetëm të mbështesë, por të vazhdojë të rrisë mbështetjen” që të sigurohet që Ukraina të mund të negociojë me Rusinë nga “një pozicion fuqie”.

Ai shtoi se shpenzimi i 2% të të ardhurave kombëtare për mbrojtjen “nuk mjafton për të na mbajtur të sigurt” dhe se nuk ka “kohë për të humbur” në rritjen e fondeve.

Aktualisht NATO-ja i kërkon çdo vendi anëtar të shpenzojë të paktën 2% të PBB-së për mbrojtjen, megjithatë mendohet se vetëm 23 nga 32 anëtarët e përmbushin objektivin.

Share This Article