Sistemi raketor më i avancuar i Britanisë raportohet të ketë rrëzuar një helikopter rus për herë të parë në Ukrainë, shkruan The Independent.
Britania furnizoi Ukrainën me sistemin raketor Starstreak në fillim të marsit, ndërsa sulmi i Starstreak ndaj një helikopteri rus në rajonin e Luhanskut është konfirmuar nga ministria e mbrojtjes.
Ushtria Britanike tha se Starstreak është një “armë shumë e aftë e mbrojtjes ajrore” që është veçanërisht efektive kundër helikopterëve.
Sekretari i Mbrojtjes, Ben Wallace tha se “Starstreak” është një raketë që mund të hidhet nga ushtarët në terren, udhëton tre herë më shpejt se shpejtësia e zërit dhe mund të përdoret për të rrëzuar avionët e armikut që fluturojnë ulët.