Harry Kane është një garanci golash për Bayern-in e Mynihut. Klubi gjerman i besoi britanikut dy vite më parë kur e bleu për 100 milionë euro, por tani investimi duket se ka qenë me vend.
Mbrëmjen e kaluar, në takimin e parë të sezonit të ri të Bundesligës, sulmuesi anglez shënoi tri herë përballë Lajpcig dhe mori me vete topin për herë të tetë që kur veshi fanellën e Bayern-it.
Ndërsa në total ai ka shënuar plot 65 gola në 64 ndeshje që të zhvilluara në Bundesligë. Mesatarja e tij e shënimit dhe loja e Bayern-it kanë qenë një sinjal i fortë për skuadrat e tjera të Bundesligës, të cilat kanë nisur sezonin “të dorëzuara”.
“Të them të drejtën as që e vura re se Kane kishte shënuar tre gola. Nuk e di si mundet të shënojë kaq shumë gola”, tha Kompany pas ndeshjes.