Statistikat/ Shqipëria duhet të tregojë kujdes maksimal, çekët shënojnë shumë shpejt

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Që kur ka marrë drejtimin e kombëtares në vitin 2018, trajneri i Çekisë, Jaroslav Shilhavi, i ka fituar të pesta ndeshjet kualifikuese të një Europiani në shtëpi. 

Kjo edhe për faktin se skuadra e tij i vret shpejt ndeshjet. Ajo ka shënuar brenda 20 minutave të para në katër raste. Çekët na kanë mundur 3-1 në një miqësore që daton 2 vite më parë dhe ky është i vetmi precedent deri më sot.

Dy nga tre autorët e golave në atë fitore në Pragë ishin Patrik Shik dhe Ondrej Çelustka. Jan Kushta, sulmuesi i Spartës së Pragës, ka kontribuar në 17 gola në 28 ndeshet e tij të fundit për klubin dhe kombëtaren (14 gola, 3 asiste).

Por a do ta trembë kjo Shqipërinë në objektivin e saj për të arritur 3 fitore radhazi në kualifikueset e një Europiani, që s’ka ndodhur kurrë?

Share This Article