Connect with us

Bota

Steinmeier për Nisën: Të vendosur për shoqërinë e hapur

Published

on

Presidenti gjerman, Steinmeier reagoi pas atentatit në Nisë. Në intervistë ekskluzive për DW, ai tha, se duhet të qëndrojmë të bashkuar kundër dhunës me motive islamiste, por edhe të ruajmë shoqërinë tonë të hapur.

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier u shpreh në intervistë ekskluzive për Deutsche Wellen, se duhet të qëndrojmë të bashkuar kundër dhunës brutale dhe motiveve islamiste të saj. Sfida tjetër tha ai është ruajtja e shoqërive tona demokratike të hapura. “Natyrisht mendimet tona janë në radhë të parë tek të afërmit. Atyre u drejtohen të gjitha ngushëllimet tona, por besoj, se tani momenti është t’i dalim ballë një akti të tillë të dhunës brutale dhe motiveve islamiste pas saj. Para së gjithash ne në shoqëritë tona, në shoqëritë tona demokratike nuk duhet të futemi në një kurs, që e kthen urrejtjen dhe përjashtimin në bazë të veprimit shtetëror. Pranueshmëria, respekti për njëri-tjetrin bën pjesë po ashtu në shoqëritë tona. Njëra sfidë është të përballemi me akte të tilla të dhunës brutale, të motiveve islamiste, të përpiqemi të ruajmë shoqëritë tona të hapura është sfida tjetër.

Atentatori i Nisës, 21 vjeçari tunizian që vrau tre vetë me thikë në qytetin francez, Nisë ishte i panjohur për autoritetet. Prokurori francez i ngarkuar për terrorizmin, Jean-Francois Ricard kritikoi median: Shtypi publikoi identitetin e terroristit që mbasditen e së enjtes, atentatorit që bëhet përgjegjës për vrasjet në kishë, të dy grave dhe një punonjësi të kishës në bazilikën Notre Dame në Nisë. Identifikimi i parakohshëm vështirëson punën e policisë, që kërkon bashkëpunëtorë të autorit dhe do të zbardhë rastin, u shpreh Ricard u zemëruar.

Frankreich Messerattacke in Nizza Trauer (Valery Hache/AFP/dpa/picture-alliance)

Vrasësi erdhi si refugjat

I dyshuari për vrasjen, Brahim A, ndodhet i plagosur rëndë në spital. Policia tuniziane ka hapur hetimet ndaj familjes së Brahim A. që jeton në Sfax, një zonë 130 km nga ishulli Lampeduza. A. nuk është i njohur për autoritetet e antiterrorit si në Francë edhe në Tunizi.

Advertisement

Brahim A. është larguar më 14 shtator nga Tunizia, ai erdhi përmes Lampeduzës në Itali, ku ka hyrë më 27 shtator. Autoritetet italiane, sipas një praktike të zakonshme e lanë pas pak ditësh të lirë, kështu që ai përmes Barit hyri në Francë. Autoritetet franceze përpiqen të rikonstruktojnë itinerarin e tij. I vetmi dokument i gjetur tek Brahim A. është një kartë identieti e autorizuar nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar. Nëse emri dhe identiteti i personit janë të konfirmuar me këtë kartë nuk dihet.

Viktimat të rastësishme

Frankreich Nizza | Messerattacke | Präsident Emmanuel Macron (Gaillard Eric/abaca/picture alliance)

Atentatori pak para orës 7 kishte arritur në stacionin e trenit në Nicë dhe kishte pritur një kohë të caktuar. Në 08:30 ai hyn në katedralen e Notre Dame, ku ai i preu gurmazin një 60-vjeçareje. Edhe punonjësit të kishës. Një 44 vjeçare me lëndime të rënda mundi të shkojë në një spital, por ndërroi jetë pas pak minutash. Policia e alarmuar erdhi brenda pak minutash në kishë dhe e mposhti atentatorin. Brahim A. kishte tre thika me vete. Vrasjet shihen si terror islamist, pasi tuniziani në momentin e hyrjes së policisë në kishë ka thirrur “Allahu akbar”. “Ky është atentati i tretë në Francë brenda një muaji”, tha prokurori Ricard dhe tregon se terrorizmi është aktiv në Francë. Arsyeja për sulmin ndaj viktimave është se të tre ndodheshin në kishë.

Atentati e ka tronditur Francën sërish. Para dy javësh u vra mësuesi Samuel Paty, sepse në orën e mësimit kishte treguar karikaturat e Mohamedit për të diskutuar mbi lirinë e mendimit. Presidenti, Emannuel Macron në Nisë deklaroi se “e gjithë Franca është sulmuar”. Nëse ky vend sulmohet, kjo për shkak të vlerave të tij dhe të drejtës së lirisë së mendimit. “Ne nuk do të tërhiqemi.” Macron bëri të ditur, se do të mbrohen më mirë kishat dhe shkollat. Deri në 7000 ushtarë do të angazhohen për këtë. Të premten kabineti qeveritar francez debaton për masa të reja. Kryeministri Jean Castex pas atentatit në Nisë shpalli shkallën më të lartë të rrezikimit nga terrori në vend.

Advertisement
Continue Reading

Bota

Përleshje vdekjeprurëse midis protestuesve dhe forcave të sigurisë, ndërsa trazirat në Iran shtohen

Published

on

By

Trazirat në rritje në Iran raportohet se kanë marrë më shumë jetë njerëzish në ditën e pestë të protestave kundër kostos në rritje të jetesës.

Si agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Fars, ashtu edhe grupi i të drejtave të njeriut, Hengaw, thanë se dy persona kishin vdekur gjatë përleshjeve midis protestuesve dhe forcave të sigurisë në qytetin Lordegan, në Iranin jugperëndimor. Tre persona të tjerë u vranë në Azna dhe një tjetër në Kouhdasht, raportoi Fars, të gjithë në perëndim të vendit.

Të enjten, videot e postuara në mediat sociale treguan makina të djegura gjatë përleshjeve midis protestuesve dhe forcave të sigurisë.

Shumë protestues kanë bërë thirrje për t’i dhënë fund sundimit të udhëheqësit suprem të vendit. Disa kanë bërë thirrje gjithashtu për një kthim në monarki.

Advertisement

Ndërsa dita kalonte, vinin më shumë raportime për trazira në të gjithë vendin, në ditën e pestë të protestave, të shkaktuara nga një rënie e monedhës.

Videot e verifikuara nga BBC Persian tregojnë protesta në qytetin qendror të Lordegan, kryeqytetin Teheran dhe Marvdasht në provincën jugore Fars që u zhvilluan të enjten.

Fars raportoi se në Lordegan u vranë dy persona, duke cituar një zyrtar të informuar. Raporti nuk specifikoi nëse të vrarët ishin protestues apo anëtarë të forcave të sigurisë. Gjithashtu raportoi tre vdekjet në Azna, në provincën fqinje Lorestan, pa specifikuar nëse kishte protestues apo zyrtarë të sigurisë.

Advertisement

Grupi i të drejtave të njeriut Hengaw tha se dy të vrarët në Lordegan ishin protestues, duke i identifikuar ata si Ahmad Jalil dhe Sajjad Valamanesh.

BBC Persian nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur vdekjet.

Mediat shtetërore thanë se një anëtar i forcave të sigurisë të lidhura me Gardën Revolucionare të Iranit (IRGC) u vra në përleshjet me protestuesit të mërkurën në mbrëmje në qytetin Kouhdasht, në provincën perëndimore Lorestan.

Advertisement

BBC nuk ka qenë në gjendje ta verifikojë këtë dhe protestuesit thonë se burri ishte një nga ata dhe u qëllua për vdekje nga forcat e sigurisë.

13 oficerë të tjerë policie dhe anëtarë të Basij u plagosën nga hedhja e gurëve në zonë, tha raporti i medias shtetërore.

Shkollat, universitetet dhe institucionet publike u mbyllën në të gjithë vendin të mërkurën, pasi autoritetet shpallën ditë pushimi bankar në një përpjekje të dukshme për të shuar trazirat.

Advertisement

Në dukje ishte për të kursyer energji për shkak të motit të ftohtë, megjithëse shumë iranianë e panë si një përpjekje për të frenuar protestat.

Ato filluan në Teheran – midis dyqanxhinjve të zemëruar nga një tjetër rënie e ndjeshme e vlerës së monedhës iraniane kundrejt dollarit amerikan në tregun e hapur.

Deri të martën, studentët e universitetit ishin të përfshirë dhe protestat ishin përhapur në disa qytete, me njerëz që brohorisnin kundër sundimtarëve klerikë të vendit.

Advertisement

Protestat kanë qenë më të përhapurat që nga një kryengritje në vitin 2022 e shkaktuar nga vdekja gjatë paraburgimit e Mahsa Amini, një gruaje të re e cila u akuzua nga policia e moralit se nuk e mbante siç duhet vellon. Por ato nuk kanë qenë në të njëjtën shkallë.

Për të parandaluar çdo përshkallëzim, raportohet për masa të rrepta sigurie në zonat e Teheranit ku filluan demonstratat.

Presidenti Masoud Pezeshkian ka thënë se qeveria e tij do t’i dëgjojë “kërkesat legjitime” të protestuesve.

Advertisement

Por prokurori i përgjithshëm, Mohammad Movahedi-Azad, ka paralajmëruar gjithashtu se çdo përpjekje për të krijuar paqëndrueshmëri do të përballet me atë që ai e quajti një “përgjigje vendimtare”.

Continue Reading

Bota

24 të vdekur nga një sulm me dron ukrainas, në Kherson

Published

on

By

Të paktën 24 persona u vranë dhe më shumë se 50 të tjerë u plagosën në një sulm me dron ukrainas në një hotel dhe kafene në Kherson gjatë festimeve të Vitit të Ri, tha Vladimir Saldo, guvernatori i emëruar nga Rusia i rajonit në jug të Ukrainës.

Në një postim në Telegram, Saldo sqaroi se sulmi ndodhi në Horli, një fshat bregdetar pranë gadishullit të Krimesë, të cilin Rusia e ka aneksuar.

Continue Reading

Bota

Kaos dhe dhunë në Holandë gjatë Vitit të Ri, viktima dhe të plagosur nga fishekzjarret

Published

on

By

Policia holandeze njoftoi të enjten se gjatë festimeve të natës së Vitit të Ri është përballur me një valë dhune të paprecedentë. Oficerët e rendit u sulmuan me fishekzjarre dhe mjete shpërthyese, ndërsa incidente të shumta u regjistruan në qytete të ndryshme të vendit, duke përfshirë sulme ndaj policisë dhe zjarrfikësve.

Sipas BBC, në Amsterdam u përfshi nga flakët kisha historike Vondelkerk, e ndërtuar në vitin 1872 dhe e vendosur pranë parkut Vondelpark. Zjarri shpërtheu në orët e para të Vitit të Ri, duke shkaktuar shembjen e kullës 50 metra të lartë dhe dëmtime të rënda në çati. Autoritetet bëjnë të ditur se, megjithë dëmet, struktura e kishës pritet të mbetet e qëndrueshme.

Mediat lokale raportuan për dy viktima në Holandë si pasojë e incidenteve me fishekzjarre: një 17-vjeçar nga Nijmegen dhe një burrë 38-vjeçar nga Aalsmeer. Ndërkohë, në Rotterdam, spitali i specializuar për sëmundjet e syrit trajtoi 14 persona me lëndime të rënda okulare, mes tyre 10 të mitur, dhe dy pacientë iu nënshtruan ndërhyrjeve kirurgjikale.

Ngjarje të rënda u shënuan edhe në Gjermani, ku policia e qytetit Bielefeld konfirmoi se dy të rinj 18-vjeçarë humbën jetën pasi përdorën fishekzjarre të prodhuara artizanalisht.

Në qytetin jugor holandez Breda, forcat e policisë u sulmuan me bomba benzine. Kryetarja e Unionit të Policisë, Nine Kooiman, deklaroi se edhe vetë është goditur me fishekzjarre dhe eksplozivë gjatë shërbimit në Amsterdam, duke e cilësuar situatën si jashtëzakonisht të dhunshme dhe të paprecedentë.

Advertisement

Sipas Shoqatës Holandeze të Piroteknikës, shpenzimet për fishekzjarre këtë vit arritën në 129 milionë euro, shifër rekord. Autoritetet kanë bërë të ditur se ndalimi i fishekzjarreve jozyrtare pritet të hyjë në fuqi në vitin 2026.

Continue Reading

Live ALBUK TV

Albania2 days ago

“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë

UK4 days ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania4 days ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania6 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

UK2 days ago

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

UK6 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Sports4 days ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK3 days ago

Bllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë

Albania4 days ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Albania3 days ago

Ironia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …

UK3 days ago

Bashkimi me euron do të kishte mbuluar koston e NHS-së

Bota4 days ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

UK3 days ago

Britania marrëveshje me Angolën dhe Namibinë për kthimin e emigrantëve

Albania3 days ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

Kosova4 days ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Trending