Ish-ministri i Shëndetësisë ka dalë nga ambientet e SPAK ku është ndalur të flasë për mediat, duke thënë se ka kërkuar që të njihet me përmbajtjen e dosjes voluminoze që në dhjetor, kërkesë që është pranuar, por sipas tij SPAK ka 2-3 muaj që nxjerr pengesa artificiale.
Ai shton se avokatët e tij i janë drejtuar prokurorit, Erjon Bani dhe shpreson që të veprohet shpejt.