“Sterilizimi”- Berisha: Beqaj hodhi poshtë kërkesën e Spitalit ‘Nënë Tereza’ për vënien në përdorim të aparaturës moderne, ia dhuroi sipërmarrjes private që kishte me Rrapajn

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, hodhi poshtë kërkesën e Spitalit ‘Nënë Tereza’ për vënien në përdorim të aparaturës ultra-moderne të sterilizimit, të vendosur në katin e parë të spitalit të ri.

Komentet Berisha i bëri përmes një reagimi në Facebook, ku tha se kjo u bë pasi Beqaj këtë aparaturë me vlerë 1,7 milionë euro dhe katin e parë të spitalit, të destinuar për funksionimin e saj, ia dhuroi sipërmarrjes private që kishte me biznesmenin Rrapaj.

Ai shtoi se pasuria publike u shndërrua në pasuri private të ish-ministrit dhe biznesmenit Rrapaj, gjë që sipas tij është krim i rëndë.

Reagimi i Berishës:

Beqja hodhi posht kërkesën e spitalit “Nënë Tereza” për vënien në përdorim të apararurës ultra moderne të sterilizimit, të vëndosur në katin e parë të spitalit të ri. Ai refuzoi sepse këtë aparaturë të blerë me 1.7 milionë euro dhe katin e parë të spitalit të ri, të desitinuar për funksionimin e saj, ja dhuroi falas sipërmarrjes private Beqja-Rrapaj! Pasuria publike u shndërua në pasuri private të tij dhe Rrapajt! Krim. sb

Share This Article