‘Sterilizimi’, përveç ish-zv/ministrit të MSH dhe biznesmenit të njohur, në ‘rrjetën’ e SPAK edhe 6 zyrtarë
SPAK ka lëshuar 8 urdhra, me masa të ndryshme, dy me masën ‘arrest me burg’ për ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapajn. Ndërkohë për dy zyrtarë të tjerë u caktua masa ‘arrest shtëpie’ si dhe për 4 të tjerë u caktua masa ‘detyrim paraqitje’.
Rrapaj kishte fituar një koncesion 10-vjeçar, në kohën kur ministria e Shëndetësisë, drejtohej nga miku i tij, Ilir Beqja. Po ashtu ish-zëvendëskryeministri Rjepaj ka qenë kryetar i këtij komisioni të dhënies së koncesionit, që dyshohet se janë shkelur procedurat.
Kujtojmë se për këtë çështje, e cila prej 3 vitesh është nën hetim nga SPAK, është marrë në pyetje disa herë edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.