Stërvitja para Izraelit, Roshi largohet nga grumbullimi me Shqipërinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas barazimit me Islandën, te Shqipëria vazhdojnë përgatitjet për sfidën e radhës në Ligën e Kombeve, atë ndaj Izraelit.

FSHF njofton se Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar këtë mërkurë seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e Ligës së Kombeve ndaj Izraelit më 10 qershor dhe miqësores me Estoninë më 13 qershor.

Trajneri Edy Reja dhe stafi teknik ka pasur në dispozicion të gjithë lojtarët me përjashtim të mesfushorit Odise Roshi. Ky i fundit vazhdon të jetë me gjendje gripale dhe pas konsultimit me stafin mjekësor është vendosur që ai të largohet nga grumbullimi dhe kësisoj, nuk do të jetë me skuadrën për ndeshjen e radhës.

Sulmuesi Armando Broja është stërvitur normalisht me grupin dhe duket se po rikuperon shumë shpejt formën fizike, duke shfaqur formë të mirë. Grupit i është bashkuar sot edhe Myrto Uzuni, i cili pas disa ditësh stërvitje të diferencuar, ka kryer seancën e parë me ngarkesë të plotë bashkë me shokët e ekipit.

Share This Article