Stërvitje e përbashkët mes 6 shteteve të Ballkanit, NATO publikon pamjet nga ushtrimet që po mbahen në Shqipëri 

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Aleanca Euro-Atlantike e NATO-s, ka publikuar një video në rrjetin social ‘X’ me ushtrimet e përbashkëta mes ushtarëve të shteteve të Ballkanit që janë pjesë e kësaj aleance ushtarake.

Në stërvitje kanë marrë pjesë edhe forcat e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Rumanisë, Turqisë dhe Greqisë.

Pa u treguar vendndodhja e saktë në Shqipëri, tregohet se ushtrimet po zhvillohen me hedhje me parashuta dhe me litarë nga helikopterët.

Forcat Speciale Aleate janë një aset jetik i NATO-s”, thuhet në përshkrim ndërsa komandanti shqiptar Ajet Jata thekson se bashkëpunimi i këtyre forcave mund të sjellë paqe dhe qëndrueshmëri në rajon.

Share This Article