Stërvitje e përbashkët ushtarake Shqipëri-Kosovë, vëzhgohet nga Komanda Amerikane e Operacioneve Speciale për Evropën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria shqiptare e Mbrojtjes ka njoftuar sot mbylljen e stërvitjes së përbashkët ushtarake midis Shqipërisë dhe Kosovës.

Sipas njoftimit të ministrisë, trupat speciale të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë të Policisë së Kosovës testuan së bashku aftësitë reaguese dhe ndërvepruese gjatë operacioneve speciale, nën vëzhgimin e Komandës Amerikane të Operacioneve Speciale për Evropën.

Gjatë stërvitjes ValorShield24 të organizuar në Shqipëri u simuluan skenarë të ndryshëm, përfshirë operacione të zbulimit taktik, operacione psikologjike, analizimin e të dhënave të zbulimit, përdorimin e dronëve gjatë fazave të zhvillimit të operacioneve për goditjen e objekteve, si dhe parandalimin e veprimeve të grupeve taktike sulmuese, shton ministria në një postim në Facebook.  

Share This Article