Stevo Pendarovski kandidat i LSDM-së dhe BDI-së

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Stevo Pendarovski do të jetë kandidati i përbashkët i LSDM-së dhe BDI-së në zgjedhjet presidenciale.

Kështu u njoftua sot pas takimit të përbashkët mes LSDM-së dhe partnerëve të koalicionit.

“Të nderuar qytetarë u bashkuam sërish të gjithë, maqedonas, shqiptarë, serbë, turq, vllahë, romë, boshnjakë dhe të gjithë të tjerët.  Për herë të parë në historinë e Maqedonisë, dallimet qëndrojnë pas një  kandidati. Të gjithë qëndrojmë pas, Stevo Pendarovskit, kandidat mbipartiak, evropian, i qytetarëve mik i të gjithëve, dhe president i të gjithëve.  Le të rrojë shoqëria jonë e bashkuar, le të rrojë Maqedonia e Veriut  me presidentin tonë të ardhshëm Stevo Pendarovski”, tha mes tjerash kryeministri Zaev.

Kryeministri dhe lider i LSDM-së, Zoran Zaev gjithashtu theksoi se kandidatin i përbashkët presidencial do të mbështetet nga gjithsej 31 parti mes tyre edhe nga Alternativa dhe PDSH-ja./AlsatM/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply