Stilistja shqiptare Nensi Dojaka, fituese e çmimit prestigjioz “British Fashion Award”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Stilistja shqiptare Nensi Dojaka është fituese e çmimit prestigjioz, “British Fashion Award”.

Lajmin e bëri të ditur sot Kryeministri Edi Rama, i cili vlerësoi talentin shqiptar.

“Pas çmimit prestigjioz të Luis Vuitton për stilistët e rinj, Nensi Dojaka, ylli shqiptar i modës, ka fituar mbrëmë çmimin tjetër prestigjioz, “British Fashion Award”, duke u shpallur stilistja e vitit në Britaninë e Madhe. Urime nga zemra dhe krenar për ty Nensi”, thekson Rama.

Në 8 shtator stilistja shqiptare Nensi Dojaka u shpall fituese e çmimit prestigjioz të Fondacionit Louis Vuitton për stilistët e rinj. Nensi Dojaka është shqiptarja e parë që i është bashkuar shtëpisë prestigjioze të modës Louis Vuitton dhe do të ketë mbështetjen e plotë të LV për të nxjerrë në treg koleksionin.

27-vjeçarja Nensi Dojaka jeton në Londër. Koleksioni u vlerësua nga ekspertët më të famshëm të modës dhe për herë të parë u përfshinë edhe votat nga publiku, pasi sfilata u zhvillua online për shkak të rregullave antikovid.

Share This Article