ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Botërori 2026”, FIFA zbulon numrin rekord të aplikantëve për bileta 5 hours ago
Carlo Ancelotti i vendos kusht Neymar Jr.: Për të qenë pjesë e Seleçaos duhesh që të jesh mirë fizikisht! 5 hours ago
Zbulohen 10 yjet e sportit që fitojnë më shumë – Ronaldon i pari me pothuajse dyfishin e Messit, Curry i nënti 6 hours ago
Pistat më të pazakonta të aeroporteve në botë 6 hours ago
Operacioni “Roja Lindore”, NATO vendos pajisje në kufi me Rusinë dhe Bjellorusinë 6 hours ago
Next
Prev
Home UK

Stinori në Premier League mund të anulohet

albnews by albnews
6 May, 2020
in UK
0
Klubet e Premier Leagues kërkojnë që stinori të përfundojë më 30 qershor
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Stinori 2019-20 i Premier Leagues mund të anulohet nëse klubet nuk pajtohen që të zhvillohen ndeshjet në terrene neutrale, ka thënë shefi ekzekutiv i Asociacionit të Menaxherëve të Ligës (LMA), Richard Bevan, njofton BBC.

Premier League është pezulluar që nga 13 maji për shkak të pandemisë së koronavirusit.

RelatedPosts

Me vizitën shtetërore të Trumpit vetëm pak ditë larg, fillon loja e fajësimit për skandalin e Mandelsonit

Mijëra njerëz marrin pjesë në tubimin dhe kundërprotestën ‘Bashkoni Mbretërinë’ (video)

Ekipi i Starmer është ‘futur në bunker’ që nga riorganizimi i kabinetit, thotë deputeti i Partisë Laburiste

“Koha nuk është në anën tonë dhe stërvitjet duhet të fillojnë sa më shpejt, në mënyrë që të mund të rifillohet me ndeshje më 12 qershor”, ka thënë Bevan.

Gjitha klubet janë pajtuar që të luhen 92 ndeshjet e mbetura të stinorit 2019-20 nëse është e sigurt të luhet.

Mirëpo, Brightoni ka thënë se nuk është që ndeshjet të luhen në fushë neutrale, pasi mund të prek integritetin e ligës.

Propozimi i stadiumeve neutrale duhet të marrë aprovimin e 14 prej 20 klubeve të elitës për t’u pranuar.

Aston Villa të mërkurën po ashtu ka dal kundër që ndeshjet të luhen në terrene neutrale.

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson pritet të dielën të njoftojë për planet për zbutjen e masave kufizuese.

I pyetur nëse votimi kundër terreneve neutrale do të qonte në anulimin e stinorit, Bevan për “BBC Radio 4”, ka thënë: “Po, mendoj se kjo është korrekte. Qeveria, nëse nuk e ka bërë të qartë tashmë, do ta bëjë të qartë se ndeshjet si vendas në stadiume në vende shumë të populluara, vërtetë vë në dyshim nëse distanca sociale mund të mbahet”.

Plani i Premier Leagues – i emërtuar “Projekti Rifillimi” – përfshinë rifillimin e ndeshjeve në qershor, në mënyrë që kampionati të përfundohet në fund të korrikut, sipas planeve të UEFA-s.

Për të ndodhur kjo, do të duhet fillimi i stërvitjeve të plota më 18 maj.

Ligës po ashtu i duhen për të bërë deri 40 mijë testime për lojtarët dhe stafin, nëse planifikon që të zhvillohen gjitha ndeshjet pa shikues.

Të premten, krerët e Premier Leagues shprehën angazhimin e tyre për të përfunduar kampionatin kur të jetë e sigurt dhe e përshtatshme.

Një numër i mjekëve të klubeve të Premier Leagues kanë ngritur shqetësimin me krerët e ligës për planet për të rifilluar stinori.

“Protokollet mjekësore dhe operuese do t’i paraqiten menaxherëve në video-konferencë e po ashtu edhe lojtarëve. Shpresoj të ketë një zgjidhje që krijon ambient të sigurt”, ka thënë Bevan.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Botërori 2026”, FIFA zbulon numrin rekord të aplikantëve për bileta

“Botërori 2026”, FIFA zbulon numrin rekord të aplikantëve për bileta

13 September, 2025
Carlo Ancelotti i vendos kusht Neymar Jr.: Për të qenë pjesë e Seleçaos duhesh që të jesh mirë fizikisht!

Carlo Ancelotti i vendos kusht Neymar Jr.: Për të qenë pjesë e Seleçaos duhesh që të jesh mirë fizikisht!

13 September, 2025
Zbulohen 10 yjet e sportit që fitojnë më shumë – Ronaldon i pari me pothuajse dyfishin e Messit, Curry i nënti

Zbulohen 10 yjet e sportit që fitojnë më shumë – Ronaldon i pari me pothuajse dyfishin e Messit, Curry i nënti

13 September, 2025
Pistat më të pazakonta të aeroporteve në botë

Pistat më të pazakonta të aeroporteve në botë

13 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result