Stoltenberg: Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO, hap drejt stabilitetit në rajon

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
NATO Secretary General Jens Stoltenberg and the Prime Minister of the former Yugoslav Republic of Macedonia, Zoran Zaev

Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO është me rëndësi edhe për vet vendin, por edhe për Greqinë dhe tërë rajonin, pasi është hap më afër drejt sigurimit të stabilitetit dhe bashkëpunimit në rajon, thotë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në intervistë për televizionin grek “One channel” dhe shtoi se e din se marrëveshja mes dy vendeve është kontroverse dhe çështje e ndjeshme.

“E di se Marrëveshja e Prespës mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut është kontroverse dhe çështje e ndjeshme për të dy vendet, por e përshëndes marrëveshjen, pasi mendoj se ishte jashtëzakonisht e rëndësishme që të zgjidhet problemi që ka ekzistuar aq vite, problemi me emrin. Marrëveshja tani krijoi kushte për Maqedoninë e Veriut që të bëhet anëtare e NATO-s dhe në vijim është procesi për këtë, u nënshkrua protokolli për aderim dhe së shpejti do të jetë anëtare e plotëfuqishme e NATO-s. Mendoj se kjo është me rëndësi për Maqedoninë e Veriut, me rëndësi për Greqinë, me rëndësi për tërë rajonin, pasi është edhe një hap që të garantohet se ky është rajon ku kemi bashkëpunim dhe stabilitet, që është me rëndësi të madhe për prosperitetin ekonomik të këtij rajoni”, tha Stoltenberg./MIA

Share This Article