Stoltenberg: Duhet të nxjerrim mësime nga kjo krizë dhe të përgatitemi për të ardhmen

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vendet anëtare të NATO-s duhet të mendojnë për të krijuar rezerva të materialeve shëndetësore në nivel kombëtar dhe të shmangin një varësi të madhe të huaj për furnizimet e tyre, konfirmoi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Ne duhet të nxjerrim mësime nga kjo krizë dhe të përgatitemi mirë për të ardhmen”, theksoi ai në një konferencë shtypi në selinë e NATO-s, një ditë para takimit të ministrave të Aleancës Atlantike kushtuar pasojave të pandemisë.

Jens Stoltenberg përmendi nevojën për vendet anëtare të krijojnë rezerva të prodhimeve dhe materialeve mjekësore dhe rekomandoi prodhimin vendas për të shmangur varësinë nga jashtë.

“Kjo krizës do të ketë pasoja ekonomike. Rritja ekonomike është prekur dhe shpenzimet publike gjithashtu”, shtoi ai.

Anëtarët e Aleancës u angazhuan të kushtojnë 2% të PBB-së së tyre kombëtare për shpenzimet e mbrojtjes në 2024.

Share This Article