Stoltenberg: Moska refuzon shkatërrimin e raketave të vendosura në Evropë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rusia refuzoi sërish që të shkatërrojë raketat e saj të reja të vendosura në Evropë, që sipas NATO-s ka shkelur një traktat të arritur në vitin 1987, theksoi sot sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, në përfundim të një mbledhje të këshillit të NATO-Rusi.

“Nuk kemi parë ndonjë tregues të vullnetit të Rusisë që t’i përmbahet Traktatit mbi Armët Bërthamore me Rreze të Mesme (INF) duke shkatërruar këto raketa para datës 2 gusht”, deklaroi ai gjatë një konference për shtyp.

“Nëse duket e pamundur që të shpëtohet traktati, atëherë reagimi i NATO-s do të jetë i koordinuar dhe mbrojtës. Ne do të jemi të detyruar të reagojmë”, garantoi Stoltenberg.

Ministrat e Mbrojtjes së Aleancës miratuan më 26 qershor një seri masash ushtarake dhe politike, ku më e rëndësishmja është përforcimi i mbrojtjes antiajrore./ATSH/

Share This Article