Stoltenberg: NATO do ta vazhdojë luftën kundër terrorizmit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg bëri nderimet e tij për viktimat e sulmeve të 11 shtatorit 2001 në SHBA dhe tha se aleanca do të vazhdojë të kundërshtojë kërcënimin e terrorizmit global.

“Lufta kundër terrorizmit do të vazhdojë dhe NATO do të vazhdojë të luajë rolin e saj, si vendi i vetëm ku Evropa dhe Amerika e Veriut mblidhen çdo ditë, për sigurinë tonë të përbashkët”, tha Stoltenberg, në një ceremoni në selinë e aleancës në Bruksel.

Në 20-vjetorin e ngjarjes, flamujt e 30 aleatëve u valëvitën në gjysmështizë sot, në shenjë respekti për 3 000 personat që vdiqën në rrëmbimin e avionëve nga Al-Kaeda, sulmi i vetëm më i keq në tokën amerikane në historinë e vendit.

Share This Article