Stoltenberg: Nëse sulmohet një anëtar, sulmohet Aleanca

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për atë nëse mosmiratimi i ligjit të ri për mbrojtje e vë në rrezik nenin pesë të Kartës së NATO-s për mbrojtje kolektive, përkujtoi se Maqedonia e Veriut gjithsesi do të jetë e obliguar ta respektojë.

Neni pestë i Kartës së NATO-s është një nga shtyllat më të rëndësishme të Aleancës, ai parashikon se sulmi ndaj një vendi anëtar konsiderohet si sulm ndaj të gjitha tjerave.

“Neni pesë për mbrojtje kolektive do të jetë detyrim që del nga marrëveshja sapo Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e plotfuqishme, ne e nënshkruam protokollin aderues dhe sapo të gjitha NATO aleatët ta ratifikojnë, Karta do të zbatohet mbi Maqedoninë e Veriut, ndërsa neni pesë do të jetë detyrim”, deklaroi Stoltenberg.

Ligji i ri për mbrojtje, me të cilin rritet harmonizimi i Maqedonisë së Veriut me standardet e NATO-s nuk mund të miratohet për shkak se nuk ka dy të tretën e shumicës. Opozita e konteston faktin që në ligjin e ri shfrytëzohet emri kushtetues i vendit, Maqedonia e Veriut.

Me ligjin aktual, armata është e “Republikës së Maqedonisë”, por Stoltenberg refuzoi të përgjigjet në pyetjen nëse kjo do të paraqet problem për anëtarësimin e plotfuqishëm të Maqedonisë së Veriut në Aleancë.

Kartat ndërkombëtare të ratifikuara juridikisht kanë primat juridik mbi të drejtën ndërkombëtare.

Share This Article