Stoltenberg: Përgëzova Zelenskin për trimërinë e popullit ukrainas

albnews
By
1 Min Read

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka pasur një telefonatë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski, mëngjesin e së hënës.

Kreu i NATO-s shkruan në profilin e tij zyrtar në Twitter se shumë shpejt aleatët e NATO-s do të ndihmojnë më shumë Ukrainën.

“Sapo fola me presidentin Zelenski dhe e përgëzova atë për trimërinë që ka treguar populli dhe ushtria ukrainase.

Vendet aleate të NATO-s, po e rrisin mbështetjen e tyre me raketa të mbrojtjes ajrore, armë antitank, sikundër edhe me ndihma humanitore dhe financiare”, shkruan Stoltenberg.

Share This Article