Stoltenberg përshëndet marrëveshjen SHBA-talebanë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg përshëndeti sot marrëveshjen e arritur mes SHBA-së dhe talebanëve për të reduktuar dhunën në Afganistan.

“Kjo arritje mund t’i hapë rrugën marrëveshjes me afganët, paqes së qëndrueshme dhe sigurisë se vendi nuk do të jetë një parajsë e sigurt për terroristët”, deklaroi kreu i aleancës.

“Ky reduktim i planifikuar i dhunës do të jetë një provë vendimtare për vullnetin e talebanëve dhe aftësinë e tyre për të reduktuar dhunën”, vazhdoi Stoltenberg.

SHBA arriti një marrëveshje me talebanët që të reduktojnë në mënyrë të konsiderueshme dhunën në Afganistan.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo e përshkroi këtë mirëkuptim si një hap të rëndësishëm në rrugën e gjatë drejt paqes dhe u bëri thirrje të gjithë afganëve që të përfitojnë nga kjo mundësi.

Ai tha se nëse procesi shtatëditor i reduktimit të dhunës do të rezultojë i suksesshëm, do t’i hapë rrugën një marrëveshjeje mes SHBA-së dhe talebanëve./ATSH/

Share This Article