Stoltenberg: Rritja e Kinës, ndërlikime sigurie për të gjithë aleatët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Për herë të parë në historinë e NATO-s, aleanca i referohet sfidave të paraqitura nga Kina në një deklaratë të përbashkët të liderëve, sipas projektdraftit.

“Ne e pranojmë që ndikimi në rritje i Kinës dhe politikat ndërkombëtare paraqesin edhe mundësi dhe sfida, që duhet t’i adresojmë së bashku si aleancë”, thuhet në deklaratën e 29 liderëve, që do të lëshohet pas bisedimeve zyrtare të samitit të së mërkurës.

“Tani e kemi kuptuar që ngritja në maja e Kinës nënkupton ndërlikime sigurie për të gjithë aleatët”,  tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përpara takimit.

Ai iu referua në këtë mënyrë raketave me rreze të gjatë, si edhe rolit të Kinës në Arktik, në Afrikë dhe në investimet në infrastrukturën evropiane.

“Kina ka buxhetin e dytë më të madh në botë për mbrojtjen dhe qëllimi nuk është të krijojmë një kundërshtar të ri, por thjesht të analizojmë, kuptojmë dhe pastaj t’u përgjigjemi në mënyrë të ekuilibruar sfidave që na paraqet Kina”.

Share This Article