Stoltenberg: Rusia të tërheqë trupat nga lindja e Ukrainës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i kërkoi sot Rusisë të tërheqë trupat nga lindja separatiste e Ukrainës, pas tërheqjes së ushtarëve ukrainas dhe rebelëve prorusë në një sektor kyç në linjën e frontit.

“NATO e thotë shumë qartë se Rusia ka një përgjegjësi të veçantë në zbatimin e marrëveshjeve të Minskut dhe se ajo duhet të tërheqë trupat, të gjithë oficerët e saj nga lindja e Ukrainës dhe të ndërpresë destabilizimin e këtij territori”, deklaroi Stoltenberg, në vizitë në Odesa.

Kievi dhe Perëndimi akuzojnë Rusinë për furnizimin e separatistëve prorusë me armë dhe për vendosjen e ushtarëve në lindje të Ukrainës, ku rreth 13000 persona janë vrarë që prej fillimit të luftimeve pesë vjet më parë./ATSH/

Share This Article