Stoltenberg: Tensionet në Ballkanin Perëndimor po rriten, KFOR-i është çelës i stabilitetit në Kosovë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në fjalimin për fundvit tha se në zhvillimet aktuale në botë nuk ka siguri pa mbrojtje të fortë.

Ai tha se NATO nuk provokon luftë, por për të parandaluar konfliktet dhe për të mbajtur paqen, duke shtuar se në Ballkanin Perëndimor tensionet janë duke u rritur.

“Ne jetojmë në një botë më të rrezikshme. Një luftë po zhvillohet në Europë. Një luftë e re në Lindje të Mesme. Tensionet në Ballkanin Perëndimor janë duke u rritur”, tha Stoltenberg.

Stoltenberg tha se KFOR në Kosovë është kyç për paqen jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë në Ballkanin Perëndimor.

“Dhe vetëm muajin e fundit unë takova trupat e KFOR-it në veri të Kosovës. Ndihma e tyre që të mbajnë një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë në Kosovë është çelësi për stabilitetin e rajonit më gjerë të Ballkanit Perëndimor”, tha Stoltenberg.

Share This Article