John Stones beson se bashkëlojtari i tij te Anglia, Raheem Sterling, duhet të shpallet lojtari më i mirë i Kampionatit Evropian.
Sterling ka qenë një ndër lojtarët kryesorë te “Tre Luanët”, duke i ndihmuar të arrijnë në finalen e “Euro 2020”.
“E kam thënë gjatë gjithë kohës që Sterling është një lojtar fantastik. Ai e ka dëshmuar këtë edhe në ndeshjet e “Euro 2020”. Besoj se Sterling e meriton të shpallet lojtari më i mirë i Kampionatit Evropian”, deklaroi Stones.
Sterling në gjashtë ndeshje të luajtura ka shënuar tre gola.

