“Stop çmendurisë”, Trump i ashpër me Putinin: Gjej zgjidhje, lufta në Ukrainë duhet të marrë fund

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së Donald Trump duket se ka nisur punën ende pa marrë zyrtarisht mandatin në Shtëpinë e Bardhë. 

Ai i ka bërë thirrje Vladimir Putinit që të arrijë të gjejë një zgjidhje të menjëhershme për t’i dhënë fund luftës me Ukrainën.

“Është koha për të vepruar. Zelenskyy dhe Ukraina do të donin të bënin një marrëveshje dhe të ndalonin çmendurinë. Unë e njoh mirë Vladimirin. Është koha e tij për të vepruar. Kina mund të ndihmojë. Bota është duke pritur”, ka deklaruar Trump.

Ai bëri thirrje për “një armëpushim të menjëhershëm”, teksa shtoi se “negociatat duhet të fillojnë”.

Trump ritheksoi se ishte i hapur për reduktimin e ndihmës ushtarake të SHBA për Ukrainën .

Në mënyrë të ngjashme, ai përsëri paralajmëroi se SHBA mund të largohet nga NATO nëse vendet e tjera anëtare nuk arrijnë të rrisin kontributet e tyre.

Share This Article