“Stop gjenocidin!”- Fryma e protestave pro-Palestinës mbërrin në Prishtinë. Qytetarët me pankarta mbushin rrugët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas protestave në kryeqytetet evropiane por jo vetëm, edhe në Prishtinë, qytetarët kanë marshuar në përkrahje të popullit palestinez.

Protesta palestin prishtine

Me pankarta në duar, ata marshojnë dhe shprehin mbështetje për popullin i cili prej dy javësh tashmë është në luftë.

Në disa prej pankartave shkruhet:

“Stop gjenocidin!”, “Liri për Palestinën”, “Le ta shkruajë historia!”

Protesta palestin prishtine 2

Kujtojmë që populli palestinez ka tashmë disa ditë që përballet me atë çka po konsiderohet si krizë humanitare, pasi ka mungesë të produkteve ushqimore, shëndetësore dhe jo vetëm.

Në të njëjtën ditë, rreth 100,000 njerëz marshuan në Londër në mbështetje të Palestinës, duke bërë thirrje për përfundimin e menjëhershëm të luftës.

Marshimi filloi në Marble Arch përpara se të shkonte në Whitehall dhe të përfundonte në Sheshin e Parlamentit.

Policia Metropolitane vlerësoi se deri në 100,000 njerëz i ishin bashkuar protestës që nga ora 14:00 me orën lokale, duke rritur vlerësimin e tyre të mëparshëm prej 70,000.

Share This Article