Strakosha “tërheq” vëmendjen e gjigantëve të Premier League

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Thomas Strakosha ka përfunduar kontratën me Lazion, dhe nuk ka dëshirë ta rinovojë atë, pas një sezoni ku shqiptari nuk pati besimin e plotë të trajnerit Maurizio Sarri.

Për shërbimet e kuqeziut jane interesuar disa ekipe, me Newcastle dhe Fulham që ishin pranë transferimit, por që nuk u konkretizua.

Por kjo nuk do të thotë që shpresat për të parë portierin në Premier League të jenë shuar, madje ai mund të hyjë aty nga “dera kryesore”.

Fabrizio Romano, një nga ekspertët më të njohur edhe të informuar të merkatos europiane, i kushton një postim në Twitter shqiptarit, duke hedhur idenë se Strakosha mund të jetë një objektiv i gjigantëve të Chelsea.

“Strakosha po tërheq vëmendjen e Chelsea, duke qenë me parametër zero. Chelsea po e vlerëson si zëvendësuesi i Kepa, në rastin që ky i fundit do të largohet gjatë verës”, janë fjalët e Romanos.

Share This Article