Strehëzat e dhunës/ Abuzimet në familje mbeten alarmante, 13 gra çdo ditë kërkojnë ndihmë dhe mbrojtje

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

13 gra kërkojnë ndihmë çdo ditë pasi dhunohen në familje. E ndërsa i nxisim gratë të raportojnë sa më shumë e të mos lejojnë dhunën e ushtruar nga bashkëshorti, nga ana tjetër i lëmë gratë dhe fëmijët të jetojnë nën një çati me dhunuesin.

Strehëzat që janë ngritur për gratë dhe fëmijët jo vetëm që nuk mjaftojnë, por funksionojnë vetëm me donatorë, të cilët nuk garantojnë vazhdimësinë e tyre. Janë projekte të përkohshme.

Strehëzat duhet të jenë pjesë e buxhetit të shtetit dhe të mos bazohen vetëm në projekte donatorësh të huaj. Duhet të jenë shërbime të qëndrueshme afatgjata. Dhe përveç kësaj të shtohen këto shërbime, sidomos në zona rurale ku këto shërbime mungojnë, që asnjë grua dhe fëmijë të mos vazhdojë të jetojë me dhunën”.

Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, kërkon që investimet të jenë më të mëdha për strehëzat për viktimat e dhunës në familje.

Strehëzat janë shumë më shumë se hapësira emergjente, janë shërbime publike që mbrojnë jetë dhe mbështesin rimëkëmbjen. Si përfaqësues i donatorit më të madh këtu në Shqipëri, më duhet të them që financimi i qëndrueshëm për strehëzat duhet të kuptohet si një përgjegjësi thelbësore e shtetit, jo diçka që duhet të jetë e varur nga projektet e përkohshme apo të forcuara nga donatorët për financime”, shprehet ambasadori i BE, Silvio Gonzato.

47 mijë gra kryefamiljare pritet të përfitojnë nga programet e qeverisë për mbështetje financiare të kategorive në nevojë.

Share This Article