Në një intervistë për RTV Ora, pedagogu i ekonomisë Azmi Stringa u shpreh se qytetarët duhet të kuptojnë se paguajnë dy herë, te çmimi i energjisë elektrike dhe me anë të taksave të tyre
Ai tha se kjo një ndodh se sektori i energjisë ka më shumë detyrime ndaj shtetit se sa në vitin 2013, duke shtuar se edhe Ujësjellësi ka detyrime më shumë se ky viti ndaj sektorit të energjisë elektrike.
Stringa: Qytetarët duhet të kuptojnë se paguajnë dy herë; te çmimi i energjisë elektrike dhe me anë të taksave të tyre. Këto kompani nuk arrijnë të shlyejnë kreditë që kanë marrë. Këto shlyhen nga buxheti i shteti me taksat tona. Nuk mund të kujtohemi në fund për krizën, duke pritur që të merren masa tani. Në vitin 2013 sektori energjitik ishte me shumë probleme. Morëm ato reformat që futëm edhe njerëz në burg, por nuk është se kanë dhënë rezultat.
Po çfarë u bënë me lekët e arkëtuara? Sektori akoma nuk del dhe ku kanë shkuar këto para? Duhet një komision hetimor për këto korporata që janë objekt hetimi. Sinjalet e para që janë ndeshur me mosreagim janë qysh në vitin 2017. Sektori i energjisë ishte në paaftësi për të paguar. Detyrimet që këta kishin, kishin kaluar shifrat e vitit 2013, pra çfarë i kishin detyrim shtetit shqiptar. E gjitha kjo shkoi në vesh të shurdhët. Sektor i ujësjellësit i ka borxh sektorit të energjisë më shumë se ai kishte në vitin 2013. E deklaron vetë qeveria këtë gjë. Kur qytetarët shkuan në burg, pse për këta zyrtarë nuk mbajtën përgjegjësi.