Struga ka bërë historinë në futbollin e Maqedonisë së Veriut këtë sezon teksa me trajnerin Shpëtim Duro ka arritur të rrëmbejë titullin e parë.
Në përballjen e kësaj të diele, Struga mposhti 3-0 Sileksin dhe festa e madhe nisi menjëherë në fushën e lojës, ku lojtarëve ju bashkuan edhe tifozët.
Ekipi i futbollit të Strugës është themeluar vetëm 8 vite më parë dhe tashmë ka arritur të sigurojë titullin e parë në histori.
Megjithatë, ky sezon nuk është mbyllur ende për ekipin shqiptar pasi më 20 maj ka edhe finalen e kupës ku do të ndeshet me Makedonija GP.