Për të 28 herë me radhë në Strugë këtë fundjavë mbahet festivali i folklorit dhe melosit shqiptar “Këngë Jeho”. Në njërin nga evenimentet më të rëndësishme të kulturës shqiptare këtë vit marrin pjesë rreth 17 ansamble folklorike nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria, Lugina e Preshevës dhe Çamëria me rreth 700 pjesëmarrës.
Para fillimit të festivalit, pjesëmarrësit defiluan nëpër rrugët e Strugës. Festivali “Këngë Jeho” mbahet që nga viti 1991. Për dallim nga vitet e para kur festivali është mbajtur në stadiumin e Karaormanit dhe është kërkuar një biletë më tepër, viteve të fundit festivali është i hapur dhe mbahet në qendër të qytetit të Strugës.