Studentë, kujdes me vizat e studimit në SHBA, ambasada amerikane në Tiranë sqaron arsyet e anulimit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Më shumë se 6,000 viza studentore për këtë vit janë anuluar nga Departamenti i Shtetit.

Arsyet e këtij vendimi i ka sqaruar edhe ambasada amerikane në Tiranë, e cila ka shpërndarë informacionin e konfirmuar nga mediat amerikane.

Kjo nismë e ndërmarrë nga Administrata Trump, vjen si pjesë e një serie masash që synojnë kufizimin e imigracionit dhe revokimin e vizave për ata që ndjekin institucione akademike në SHBA. Kjo jo vetëm për tejkalime të afateve të qëndrimit, por dhe për shkelje të ligjit.

“Në maj të këtij viti, Sekretari i Shtetit Marco Rubio tha se administrata po rishikonte statusin e vizave të studentëve që morën pjesë në protestat pro-palestineze. Nga totali i vizave të anuluara vetëm rreth 4,000 viza janë revokuar sepse këta vizitorë kanë shkelur ligjin gjatë vizitës në Amerikë, duke përfshirë të dhëna për sulme dhe drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit ose drogës.

Ata, të cilëve u janë hequr vizat për shkak të mbështetjes për terrorizmin përbëjnë një numër afro 300 persona, të përfshirë në sjellje të tilla si mbledhja e fondeve për grupin militant Hamas, të cilin Departamenti i Shtetit i SHBA-së e ka shpallur si një organizatë terroriste”, thuhet në reagim nga mediet amerikane.

Megjithatë, demokratët kanë kundërshtuar përpjekjet e administratës Trump për të revokuar vizat, duke pohuar se kjo është në kundërshtim me ligjin.

Share This Article