Studentët kërkojnë drejtësi për Agon Musliun

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Disa studentë sot kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës, ata po kërkojnë drejtësi për vdekjen Agon Musliut.

Qindra pankarta u vendosën në sheshin ‘’Skënderbeu’’ në kryeqytet.

‘’Unë vetëm desha të kthehem në shtëpi’’, e ’’Pse më mbyllët’’ ishin disa prej shkrimeve që u panë në këto pankarta.

E ato po përcjellshin, me fotografinë e 26 vjecarit, Agon Musliu, i cili ndërroi jetë në Qendrën e Studentëve.

Gjithë këtë organizim e kanë bërë disa studentë.

Përfaqësuesi i tyre Rinor Kqiku, tha ky aksion po bëhet  për të kërkuar drejtësi për kolegun e tyre Agon Musliu .

E këto pankarta ishin vendosur disa hapa larg objektit të qeverisë.

Megjithatë, Kqiku, mohoj se prapa këtij aksioni qëndron ndonjë subjekt politik.

E ky aksion duket se është zhvilluar pa lejen e Policisë së Kosovë.

Një gjë të tillë për T7 e ka konfirmuar edhe drejtori i policisë, Rashit Qalaj.

Ndërkohë, T7 ka tentuat të marrë edhe një përgjigje nga Qeveria e Kosovës rreth këtij aksioni, por këta të fundit nuk kanë dashur ta komentojnë atë.

Agon Musliu vdiq rreth një muaj më parë në Qendrën Studentore, ku po qëndronte në karantinë.

Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar.

Share This Article